Albspirit

Media/News/Publishing

Mithat Havari: Çfarë kërkon ish-komisari i njohur për ish-Sigurimin në polici?

Një ndër drejtuesit më me emër të policisë pas vitit ’90, Mithat Havari i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj që vettingu të përfshijë të gjithë ish oficerët e Sigurimit të Shtetit në polici pas vitit 1992. Ai thotë se ata kanë zero kontribut në polici, pa përmenduar sipas tij, hipokrizinë, shpifjen dhe intrigat ndaj njerëzve të ndershëm.

Komenti i plotë:

Reagim ndaj vettingut qe do kryhet ne policin e shtetit shqiptar!

Per dijeni kryeministrit te vendit, ministrit te brendshem, dr.te pergj te policise se shtetit, ambasadoret e SHBA, BE dhe te gjithe ambasadoret e vendeve perendimore qe jane te akredituar ne RSH.

Vettingu ne policin e shtetit ose ne ministrin e brendshme te perfshije te gjithe ish oficeret e Sigurimit te Shtetit, te ish diktatures komuniste.

Nga 1992 e sot ata kane dhene zero kontribut ne vendosjen e rendit publik ne Shqiperi.
Po, kane dhene vetem nje kontribut brenda radheve te policise me anti vlera si intriga, hipokrizi, shpifje ndaj njerezve te ndershem, dizinformacione, madje ky eshte profesioni baze i tyre.

Duhet t’i kujtoj komisionit te vettingut se ish oficeret e Sigurimit te Shtetit plotesuan dosjet famkeqe ne arrestimin e me pas denimin e mijera shqiptareve me prova fallco te pergatitur nga kjo shpure negative e vegel e ish rregjimit diktatorial nga me te egrit ne vendet e Lindjes.

Qeverrit e majta ne veçanti, por dhe te djathta ne fakt te djathta u thençin, kete kategori e promovuan ne drejtim te strukturave te policise Shqiptare ne qarqe apo brenda zyrave te ketyre strukturave nga qendra ne baze dhe rezultatet ishin te nivelit me te ulet.

Truri i sigurimsave punonte dhe punon vetem per ligesira, njeri prej simboleve te tyre psh ne qeverine e majte 1997 2005 duke e ndjere diskretitimin ne syte e autoritetit te ministris se brendshme si dhe te drejtoris se pergjitheshme te policis se shtetit, per pa aftesi totale te tij, inskenoi nje veprim ordiner viktimizimi, duke vendosur nje sasi tritoli ne makinen e tij , se gjoja ja kishte vendosur bota e krimit, se ky fare “trimoshi” ishte bere rrezik per ta.

Por doli zbuluar dhe u diskretitua boterisht, megjithate gjemb ne kembe si hyri vazhdon ende, biles jep dhe leksione per demokracin apo per sigurin publike.

Si ky dhe shume te tjere kane goditur me intrigat e tyre zyrtare te afte ne policine e shtetit, vetem se keta vinin nga shtresa e te perndjekurve politike qe per ta ngeleshin armiq te perjetshem te tyre, pse jo dhe brenda llojit vetem se shihnin rrezik nga ndershmeria e tyre.

Kane kaluar 25 vjet demokraci, une i lutem njerit prej ish ministrave te brendshem te majte apo i djathte, njerit prej ish drejtoreve te pergjithshem te policise se shtetit te emeruar nga qeverite e majta apo te djathta, te gjej nje oficer sigurimi qe ka dale ne evidence per pune te sukseseshme ne vendosjen e rendit e qetesise publike, nga roli baze deri ne strukturat e larta ku ata kane mundur te depertojne e te merrnin detyra nepermjet kulisave si element ne formimin e tyre.

I drejtohem kryeministrit Edi Rama, ministrit te brendshem Fatmir Xhafaj, drejtorit te pergjithshem Ardi Veliu, ambasadoreve te vendeve partnere si ajo e SHBA dhe BE qe jane akredituar ne vendin tone, te marrin ne konsiderat shqetesimin tim te ligjshem, duke qene se i kam provuar ne kurriz krimet e kesaj kategorie me te kaluar te zeze, t’i largojne urgjentisht nga strukturat e policise, qofte duke i kthyer tek shtepia e tyre e vjeter nga ish sigurimi sot (SHIK) se per ate detyre jane profilizuar, ose t’i nxjerrin ne reforme dhe t’u japim qofte dhe rrogat te plota, mjafton te largohen perfundimisht nga strukturat shteterore dhe jo vetem nga policia.

Eshte turp i madh qe pas 27 vitesh demokraci, vendi me i shtypur nga diktatura komuniste, vendi qe pati me shume ish te burgosur politike ne te gjith ish vendet komuniste, te mbaje ende ne strukturat shteterore ish oficere te Sigurimit te Shtetit komunist, ata qe terrorrizuan, viktimizuan mijra te burgosur politik te pa fajshem.

Ne te gjitha vendet post komuniste ish oficeret e Sigurimit te Shtetit jane larguar nga administra shteterore, duke mos iu afruar as detyren e mesuesit, vetem ne Shqiperi ata vazhdojne te militojne, kjo per shkak te politikes shqiptare te kompromentuar me te shkuaren komuniste pa dallim kahesh kuptohet.

Mbetem ne shprese se shqetesimi im legjitim do te merret ne konsiderate nga autoritetet shteterore dhe jo vetem, sa siper permenda.

 

Please follow and like us: