Albspirit

Media/News/Publishing

Kopi Kyçyku: Një përplasje e nxitur nga keqdashja në kongres

Një përplasje e nxitur nga keqdashja në kongres.

Kryetari i Shoqatës së Arumunëve të Shqipërisë, Vangjel Shundi ishte i ftuar në një kongres të Botës Shpirtërore Rumune.

M’u kanos gati me ulërimë: “Dëgjo këtu ti, profesor! Po guxove të flasësh edhe një herë në emër të arumunëve, do të bëhet nami”!

Megjithese po fliste shqip, toni dhe ngërdheshja e fytyrës tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve të shumtë.

 Dikush nga të njohurit e mi rumunë, m’u afrua,  që të merrte vesh ç’po ndodhte.

“Kështu e kemi ne shqiptarët”, ia ktheva duke qeshur me zor.

Edhe kur flasim për gjëra të zakonshme, e ngremë zërin.

“As kam folur e as kam ndërmend të flas në emër të arumunëve. Jam shqiptar dhe kjo më mjafton. Për arumunët shkruaj, ashtu si edhe për turqit. Ashtu si për maqedonasit, për indianët, për rumunët…” ia ktheva Vangjel Shundit.

Ndërkaq,  më erdhi pranë gazetari Jani Gusho.

E pata njohur, kur punonte në “Zëri i Popullit”.

“Zoti profesor, – më pëshpëriti në vesh. – Vangjeli është ca i mbrapshtë. Por në këtë rast s’ka faj”.

Kam qënë i pranishëm kur një rumun, (mik i Marius Dobreskut përkthyesit të Kadaresë), i tha:

– “Sa mirë ju ka përfaqësuar Kopi juve arumunët, duke folur në emrin tuaj në Bullgari!’”

Ishte një veprimtari ndërkombëtare në qytetin bullgar Vidin.  Organizatorët, kishin në krye presidentin e Bashkësisë së Rumunëve të Bullgarisë.

Dashamirës i flaktë i kombit shqiptar. Ky ishte inxhinieri Ivan Aleksandrov. Më zgjodhën në presidium e më ftuan ta merrja fjalën. Ja ç’thashë, në thelb: “Si çdo shqiptar, ndjehem krenar që populli im është  i vogël në numur, por i madh në shpirt. Me tolerancën e vet proverbiale, ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie miqësore me të gjitha pakicat. Ndërsa me arumunët – marrëdhënie vllazërore”.

Nuk ishte hera e parë dhe as e fundit.

Ndonjë tip si puna e Marius Dobreskut (përkthyesit të Kadaresë) më censuronte. M’i shformonte thëniet.  Madje më vinte në gojë gjëra,  që as në mend nuk më kishin shkuar ndonjëherë.

Please follow and like us: