Albspirit

Media/News/Publishing

Andrea GUDHA: Kompozitori Kastriot Gjini dhe kantautori Ermal Meta takohen në Festivalin e Sanremos 2018

 

Endërra e Kastriot Gjinit në vitet 1970 u bë realitet me fituesin e çmimit të pare në Festivalin e Sanremons në vitin 2018 nga kantautori shqiptaro-italian Ermal Meta.

Para ca ditësh, miqtë e mi, poeti Fluturak Gërmenji e gazetari IlirYzeri, më njoftojnë se janë duke përgatitur një dokumentar për Kastriot Gjinin…E, duke u përgatitur me kujtimet e mia për shokun tim të fëminisë e të rinisë Kastriotin (Otin), sot jepet lajmi i gëzueshëm e me shumë komente në të gjitha emisionet e ndryshme TV Italiane, se fituesi i Festivalit të Sanremos 2018 është Ermal Meta, në bashkëpunim me Fabrizio Moro me këngën “Non me avete fatto nientte”. E veçantë për historikun e muzikës së lehtë shqiptare…

Sukses i jashtëzakonshëm dhe gëzim i veçantë…!

Por, po kthehem në kujtimet e mia për shokun tim të ngushtë Oti.

 

Kastriot Gjini (14.07.1949 – 2.3.1979), paqësor dhe revolucionar në muzikë në vitet 1970-1980

 

Zoti dhe nënë Krisanthi bekuan Kastriotin, një fëmijë engjëll, me një fytyrë të bukur, me një lëkurë të pastër e me një buzëqeshje tërë dritë e humor. Por, fati e goditi! Nëmoshën 5 vjeçare, Kastrioti (Oti, me banim në Gjirokastër, ngjitur me shtëpinë time), diagnostikohet nga anamjekësore se kishte dëmtim në një nga valvulat e zemrës (valvula trikuspidale), pasojë e reumatizmit, që e kufizonte atë në veprimtaritë e moshës fëminore. E, në këto vështirësi, shoku i tij i fëminisë iu bë fisarmonika, që me tingujt e saj, të dala mbi tastier nga gishtat e vegjël e të butë të Otit, i jepnin atij qetësi.

Kastrioti në vitet 1968 ishte student në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht. Tani, familjarisht banonte në Tiranë, por pasioni i tij ishte muzika. Gjithmonë në dhomën e tij në shtëpi, krahas librave, qëndronte fisarmonika 2 oktavë, ku, mbi tastierën e saj mbi një dekadë u thurrën endërrat rinore dhe u kompozuan me dhjetra këngë…

Foto: Kastriot Gjini me Andrea Gudhën, 1976, Spitali i Gjirokastrës.

 

Konteksti historik

 

Pas viteve 1960, djaloshi simpatik Elvis Presly në SHBA, Grupi ‘Bitëllsat’ e Elton John në Angli, Xhony Hollidey në Francë e Adriano Çelentano në Italinë fqinje, me këngët e tyre Roch e Bluz ndezën zemrat e rinisë pa dallim, të bardhë e të zinj, duke u shndërruar në një lëvizje mbarëbotërore,sa kulturore e po aq sociale.

Këtë mission në Shqipëri, në vitet 1968, historia ia ngarkoi djaloshit 20 vjeçar Kastriot Gjini. Shqipëria ishte e kufizuarme tela me gjemba nga bota perëndimore e lindore e kishte shpallur luftë ideologjike kundër imperializmit amerikan dhe revizionizmit sovjetik.

Në këto vite zemra e Otit po vuante. Në fytyrën e tij të bukur, kur luante dhe këndonte me fisarmonikë, herë pas here i shfaqej cianozë periorale dhe dyspne (valvula e zemrës sa po vinte e shkatërrohej, pasi mundësitë e diagnostikimit e të mjekimit të asaj kohe në Shqipëri ishin të kufizuara), por shpirti i tij i zjarrtë artistik shpërtheu si një meteor me motivet e tij muzikore dhe me fabulën poetike, që ngazëlluan mijra zemra të rinisë shqiptare. Si mjek, sot, them, se ishte shpirti i tij i veçantë artistik, që e ndihmonte zemrën e dëmtuar të Otit të oksigjenohesh.

 

Vetmjekimi. Muzikoterapia…!

Viti 1968. Shpërtheu kënga e tij “Kartolina”, kënga që pushtoi zemrat e rinisë, që goditi strukturat hermetike të këngës së lehtë shqiptare dhe tronditi kompozitorët profesionistë të kohës nëpër festivale. Më pas erdhën këngët: “Fqinja”, “Kabina Nr.3”, “A do vish sivjet në plazh?”, “Interesant”, “Ofelia” etj. Kastriot Gjini, megjithëse ishte kompozitor amator, u bë ndër më të dashurit e kompozitorëve profesionistë e nga më të kërkuarit nga këngëtarët.

Nëse do të kalojmë në fansat e asaj kohe si Elvys Preslin, apo Bitëllsat, e njëjta gjë ishte portreti dhe emri i Kastriotit për rininë shqiptare në vitet 1970… Por, Oti gjithmonë modest, i ëmbël e buzëgaz, optimist e i zgjuar dhe mbi të gjitha i pajisur me një kulturë evropiane, ishte i përgatitur për të papriturat në realitetin absurd, që jetonim… Ndodhi çudia në Festivaline 11-të…!? Përse …. Zemra e Otit duroi dhe disa vite dhe në fund të shkurtit 1979, me rekomandimin e mjekëve, i vetëm, i pa shoqëruar nga familjarët, vajti në Romë-Itali për kurim. Zemra e tij nuk arriti që të punonte deri në ditën e nesërme të operacionit në spital…por shpirti i tij engjëllor zuri një vend diku në Skenën e Festivalit në Sanremo…

 

Festivali i Sanremos 2018
Retrospektivë

Dëshira e rinisë shqiptare së asaj kohe, para viteve 1990, ishte e madhe për ta ndjekur Festivalin e Sanremos (dhe me kanaçe…), por ishte “moll e ndalume” nga Diktatura, ishin shenja të liberalizmit e që mund të përfundoje në arrest me burg…! Por, ishte e pa imagjinueshme dhe e pa mundur, që një shqiptar të këndonte në Ariston Theater në Festivalin e Sanremos. Këngëtarët e Sanremos, si Domeniko Modunjo, Adriano Çelentano, Claudio Villa, Lucio Dalla, Albano etj., në brezin tim në Shqipëri na dukeshin si“Ufo…”. E, mb itë gjitha, as mund të imagjinoje se mund të ishe si spektator në sallën e Festivalit në Sanremo…

Historia, pas gjysëm shekulli solli shqiptarin emigrant në Itali, Ermal Meta (lindur më 20 Prill 1981 në Fier) në Festivalin e Sanremos, muaji shkurt 2018, ku debutoi si këngëtar me shumë sukses në bashkëpunim me Fabrizio Moro me këngën “Non me avete fatto nientte” dhe fituan Çmimin e Parë. Ata triumfuan në një garë të fortë këngëtarësh e kompozitorësh italianë. Sukses i jashtzakonshëm dhe historik për muzikën e lehtë shqiptare!

 

Image result for ermal meta sanremo

Meditim

 

Kantautorin e ri shqiptar Ermal Meta nuk e njoh personalisht, por jam i impresionuar dhe i emocionuar me karrierën e tij muzikore dhe me sukseset e arrira si emigrant në një vend të huaj, Itali, ku ka lindur Muzika dhe me një treg muzikor me konkurrencë tepër të ashpër. Impresionuese janë vlerësimet e marra nga publiku italian dhe nga juria profesionale. Dhënia e çmimit tregon për një popull italian të kulturuar dhe me tradita shumëshekullore.

Po kush ishte reagimi në Shqipëri ndaj këtij djali, që debuton me sukses, i vetëm dhe me dinjitet për 2-3 vite në Festivalin e Sanremos?

Me këtë interesim ndjek emisionet televizive në Shqipëri, publik apo privat, e tek-tuk lexoj me një gjuhë të thatë në sigla emrin dhe suksesin e tij…?! Suksesi i djalit shqiptar Ermal Meta në Festivalin e Sanremos, për mendimin tim,  është tepër sinjifikativ dhe është ndoshta mbi suksesin e Kombëtares Shqiptare në Kampinatin Evropian…

Nuk jam ndjekës i portaleve, por vetëm në ‘Albspirit’ lexova urimin e ish Presidentit Prof. Dr. Sali Berisha. E kuptoj intuitën e tij si mjek bashkëkohës, formimin e tij kulturor,  por mbi të gjitha dhe si citues i thënies së tij të mençur si politikan “jemi bashkëudhëtarë dhe bashkëvuajtës”.

Shpresoj, që udhëheqësit e këtij vendi në ditët e sotme, krahas citimive të tyre letrare në Parlament, të jenë objektive dhe të ndjeshëm për historinë e këtij populli dhe ta nderojnë këtë djalë simpatik, Ermal Meta, që la gjurmë në historinë e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

 

11 shkurt 2018

 

 

Please follow and like us: