Albspirit

Media/News/Publishing

Arian Gjoka: Dua vetëm buzëqeshje në jetën time

Muzikë/Këngëtari Arian Gjoka: Jeta personale shkon shumë mirë.

 

Dua vetëm buzëqeshje në jetën time

 

Hermes Nikaj

 

Si ishin fillimet e tua në muzikë?

Arian Gjoka: Fillimet e mia kanë qënë si një shaka, rastësisht me një këngëtare gjatë një mbrëmje në Zvicër vendosëm të bënim të dy një klip. Dhe kështu nisi gjithçka…

Ndalemi pak tek projekti juaj i fundit ‘Zjarr’; na tregoni diëka më tepër…

Arian Gjoka: Së fundi kam ardhur me një duet së bashku me vëllain tim, Treby. Kënga ka pak që ka dalë dhe është pritur mirë.

Si u ndieve në këtë bashkëpunim, edhe a do ketë të tjerë në vazhdim?

Arian Gjoka: U ndieva shumë mirë. Rehat mund të them që ishte bashkëpunimi më i bukur i bërë deri me sot. Sigurisht që do kemi edhe bashkëpunime të tjera por për momentin do ja lëmë surprizë fansave tonë.

Planet tuaja, cilat janë?

Arian Gjoka: Të vazhdoj të jem pjesë e muzikës, të vij me klipe të tjera, edhe solo. Gjithashtu jam i angazhuar në mbrëmje të ndryshme festive në anembanë diasporën.

Të shoh me një vajzë në foto, çfarë ju lidh bashkë?

Arian Gjoka: Vajza është një modele e njohur rumune dhe do të jetë protagoniste në klipin e rradhës.

Jeta personale, si shkon?

Arian Gjoka: Jeta personale shkon shumë mirë. Kam një familje të mrekullueshme që i dua edhe bëj gjithçka për ta.

A është muzika biznes për ty?

Arian Gjoka: Muzika për mua është pasion e profesion, jo biznes.

Cila është vetia më e mirë e jotja?

Arian Gjoka: Jam njeri shumë i durauar dhe i kuptueshëm. Dua vetëm buzëqeshje në jetën time.

Cila është motoja jote? 

Arian Gjoka: Dua të shoh dhe të dëgjoj mirë për të gjithë.

Një mesazh të fundit për fansat?

 Arian Gjoka: Ju uroj vetëm ditë të lumtura nën tingujt e muzikës!

Please follow and like us: