Basha replikon ashpër me pronarët e ‘Vizion Plus’
Kryedemokrati Lulzim Basha është konfliktuar me gazetaren e Vizion Plus.
Në pyetjen adresuar Bashës ajo paralelizoi rastin e Astrit Veliajt me atë të Arben Ndokës të cilët hynë në parlament duke nxjerrë jashtë listës dy kandidate femra në Berat e tjetri në Lezhë.
I pyetur fillimisht nga gazetarët se përse po tërhiqen kandidatet për deputete, Basha ia la këtë “vullnetit të lirë” të tyre.
“Astrit Veliaj është numri dy në listën e Beratit. Partia Demokratike për shkak të kuotave gjinore… e vendos KQZ kush do e marri mandatin dhe kjo është çështje vullneti personal” u shpreh Basha.
Më tej gazetarja kërkoi nga kryedemokrat një qëndrim, nëse ajo që po ndodh me kandidatet e listës së PD në Berat, ngjan me kandidatet e PS në Lezhë, që u tërhoqën për t’i hapur rrugë mandatit të Arben Ndokës.
“A rrezikojmë të jemi në të njëjtin rast si me rastin e Lezhës kur u tërhoqën dy kandidate nga lista?” ishte pyetja.
“Në asnjë gjë nuk ngjan me të. Aq sa ngjan televizioni juaj me një motorskaf droge. Se Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion, ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet kushdo qoftë deputeti i ardhshëm,” ishte përgjigjia me tone intimiduese e Lulzim Bashës i cili tentoi t’i shpëtojë pyetjes duke e fokusuar përgjigjen tek e shkuara kriminale e Arben Ndokës dhe jo tek keqpërdorimi kandidateve femra nga selitë qëndrore.
Situatat konkrete dëshmojë qartë se kuotat gjinore janë miratuar sa për sy e faqe për t’i shpëtuar ligjit.