Albspirit

Media/News/Publishing

Botohet 34 vjet pas vdekjes, vëllimi i katërt i “Historisë së seksualitetit” të Michel Foucault

Është publikuar në Francë vëllimi i katërt i “Historisë së seksualitetit”, libër me autor filozofin e njohur francez, Michel Foucault.

“Rrëfimet e mishit” është një vepër e papërfunduar që vjen për lexuesin 34 vjet pas vdekjes së Foucault dhe hulumton evolucionin e optikës kristiane mbi seksualitetin.

Botuesi Frederic Gros është shprehur se botimi i librit përkon edhe me ngritjen e lëvizjes #MeToomovement  kundër ngacmimit seksual.

Ideja fillestare e filozofit ishte për një vepër me gjashtë vëllime, por ai pa të botuara vetëm tre. I pari në vitin 1976 dhe dy vëllimet e tjera u publikuan në vitin 1984.

Vëllimi i katërt që del tani në botim merret me seskualitetin në fillimet e Kristianizmit, ndikimet e doktrinës së re në raport me paganët. Sipas Foucault themeluesit e kristianizmit flisnin hapur për temat seksuale si homoseksualiteti dhe masturbimi duke mos e trajtuar seksin si tabu. Ai trajton trashëgiminë e kristianëve të parë si Shën Klementi i Aleksandrisë dhe Shën Augustini i Hipos.

Augustine prezantoi konceptin e libidos sipas filozofit në fjalë.

Please follow and like us: