Çfarë nënkuptoi deputeti i PS me syze bythëkvanozi që Arta Marku do ta tundi mirë?
Kryeministri Rama me të gjitha mënyrat dhe mjetet po merr gjithë pushtetet e pavarura. I doli nga duart vetëm futbolli ku dështoi me Bashkim Finon, pasi Duka u mobilizuar fort duke ditur se kishte përballë krejt pushtetin. Mundet urrejtja, e pa thënë me fjalë, por u krye me votë, mundet paralajmërimi i prerë i UEFA dhe FIFA që politika të mos e kapte kreun e futbollit dhe që Armando Duka të mposhtë krejt pushtetet e PS dhe Edi Ramës. Megjithatë grupi Rama nuk harron hakmarrjen, pasi sapo humbën betejën për marrjen e FSHF, u sulën te Lefter Koka, kunati i vëllait të presidentit te FSHF. Flitet për lejen mjedisore që është dhënë në kohën që ai ishte ministër mjedisi. Pra zhurma është për hidrocentralet mbi Kanionet e Skraparit, pasi këtë të premte doli vetë kryeministri Rama ku deklaroi se do ketë hetim, penalizim dhe ndjekje penale për ish-ministrinë e mjedisit të kohës së LSI, ku ministër ishte Lefter Koka. Ish-ministri është kunat i vëllait të Presidentit të FSHF. Natyrisht nëse është shkelur ligji, kushdo qoftë, duhet të përgjigjet para ligjit, por a nuk duken si sulme politike ndaj ish-aleatit LSI, aleat që e solli në pushtet Edi Ramën në vitin 2013? Para pak ditësh ministrit i PS-së Damian Gjiknuri paditi ish-drejtorin e përgjithshëm të rrugëve, kryetar i LSI për qarkun Elbasan, dhe prokuroria mënjëherë e arrestoi, duke mos arrestuar ish-nën drejtorin e përgjithshëm, pasi ai është i PS-së e tashmë atë emëruan nga nëndrejtor në drejtor i përgjithshëm, ndërkohë që kohën kur firmoset akuza e prokurorisë ky ka qenë numri dy te rrugët. Pra arrestohet ish-drejtori i LSI dhe nuk preket nëndrejtori i PS! Erë hakmarrje bie, por mbetet të shikohet se si do gjykohet nga drejtësia, e cila realisht, momentalisht, mbetet nën një presion të madh nga pushteti i Ramës, i cili futi në dorë edhe KLP e KLGJ.
Por atë që nuk e thotë hapur kryeministri Rama, e nxjerr nga barku deputeti i PS-së, Alket Hyseni. Deputeti i PS-së Alket Hyseni i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në Top Channel te Ylli Rakipi, ka bërë një deklaratë që me siguri do të mbahet mend gjatë. Të paktën për aq kohë sa në krye të Prokurorisë së Përgjithshme do të jetë Arta Marku, e zgjedhur vetëm me 69 vota të mazhorancës në shkelje të Kushtetutës.
“Arta Marku do ta tundi mirë…”, tha Hyseni në përfundim të emisionit, ku u diskutua për reformën në drejtësi dhe dy dosje të rëndësishme të cilat janë nën hetim për momentin; dosja ‘Tahiri’ dhe dosja ‘CEZ’, pa lënë mënjanë edhe dosjen për rrugën ‘Tiranë-Elbasan’.
Natyrisht deputeti i PS-së e tha në sensin se ai dinte se kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku do të bëjë arrestime të mëdha nga radhët e opozitës, pasi nëse kryeprokurorja do të bëjë arrestime nga radhët e qeverisë, nuk mund të ishte kaq i qetë dhe i lumtur deputeti i PS.
Edhe një sqarim: Me ndryshimet kushtetuese nuk është Kryeprokurorja që firmos fletëarreste, por ajo ka në dorë lëvizjet në degët e prokurorisë e mjafton ta sjellë lojën që iks dosje të cilët don ta përcëllojë kryeministri Rama, kreu i akuzës shqiptare Arta Marku ia nis ypsilon prokurori. Kaq duhet, pasi prokuror kamikaz ka kudo, siç ka edhe plot politikanë e zyrtarë të lartë, të cilët duhet të përfundojnë në hekurat e burgut. Shqetsimi real për demokracinë mbetet se po bëhet lojë selektive në përzgjedhjen politike për të goditur politikisht dhe më skemë kryeministrore vetëm opozitën, e pikërisht LSI. PD-ja me sa duket ka një marrëveshje me kryeministrin për të mos goditur lart, por deri te cironkat blu.
“Arta Marku do ta tundi mirë…”,- kjo thënie u kthye tashmë në proverbiale dhe ai aksiomë e mazhorancës për të dërmuar vetëm opozitën, ndërkohë që janë disa ish-ministra dhe ministra të PS, të cilët janë për në burg.
Njerëzit duan drejtësi të barabartë dhe të pamëshirshme ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin apo ka shpërdoruar paratë publike apo që ka marrë koncensione, prona shtetrore, si dhe që financohet nga rrjetet kriminale. Qytetarët nuk duan goditje selektive, pasi nuk është drejtësia që duam, pasi më vonë kur të ikë nga pushteti PS-ja, do të vijë në pushtet forca tjetër politike dhe do të bëjë siç po bën sot kryeministri.
Ndaj kjo mënyrë pune e drejtësisë që shkon si lulja e diellit, pra kah pushtetit të radhës, nuk do të sjellë drejtësi e garanci, por sherr, destabilitet dhe nuk është çudi vrasje, edhe politike. Logjika kështu të çon, kur nuk ka drejtësi të pavarur si në BE apo në SHBA.
Gjithçka ndodh, jetojmë në Tironë/koha jone/