Greva dhe protesta në qytete të ndryshme në Iran
Protestat dhe grevat e punëtorëve të fabrikave dhe shtresave të tjera të varfra, si dhe punëtorët e seksioneve të shërbimeve dhe njerëzit e plaçkitur nga institucionet e lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare (IRGC), gjyqësorin dhe organe të tjera represive vazhduan të martën më 6 shkurt 2018 për të siguruar të drejtat e tyre të shkelura. Disa nga këto protesta janë sa më poshtë:
- Në Mahshahr, një sulm i agjentëve represivë të zbatimit të ligjit për të arrestuar një individ ka çuar në konflikt midis të afërmve të tij dhe forcave. Të rinjtë e guximshëm të zonës reaguan me gurë dhe dru për t’u marrë me agjentët.
- Në Tehran, u dogj rajoni Khavar Shahr Basij, Qarku 15 (fillimi i Rrugës Khavaran).
- Në Malayer, u dogj dega qendrore e Bankës Refah, e vendosur në Rrugën Qa’im Maghami.
- Në Shush, punëtorët e Haft Tapeh Sugar Cane vazhduan grevën e tyre për të shtatën ditë rresht. Pas ndalimit të punëtorëve për të hyrë në zonën e furrave të fabrikës nga forcat represive të sigurisë, punëtorët shkuan në zonën e magazinimit dhe ndaluan daljen e trenave të sheqerit dhe shkarkuan disa prej tyre. Punëtorët nuk i kushtuan vëmendje fjalëve mashtruese të zëvendës drejtorit të përgjithshëm dhe thanë se do të vazhdonin grevën derisa kërkesat e tyre të përmbusheshin. Nga frika e përhapjes së protestave të punëtorëve në qytet, regjimi i ka dërguar forcat e tij nga Shush në këtë fabrikë.
- Në Teheran u bë një protestë e punëtorëve të 200 Kian Tyre para ndërtesës së Ministrisë së Industrisë dhe Minierave. Punëtorët të rrethuar nga disa rradhë të forcave anti-kryengritje dhe agjentë klandestinë të sigurisë thërrisnin: “mos ki frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë së bashku”. Përveç protestës për mospagimin e pagave mujore, katër vjet bonuse pagash dhe tre vjet bonuse të Vitit të Ri, punëtorët protestuan kundër mosplotësimit të premtimeve të ministrit për t’i dhënë kredi fabrikës për të zgjidhur problemet e saj. 400 punëtorë në pension të fabrikës po kërkojnë gjithashtu pagimin e periudhës së pensionimit të tyre.
Please follow and like us: