Albspirit

Media/News/Publishing

Hipokrizia/Ku janë sot njerëzit e anatemuar nga PS kur ishte në opozitë?

Sot rrethi është mbyllur. Një nga njerëzit kryesorë të negociatave për ndarjen e detit të qeverisë Berisha, është caktuar ambasador me propozim të Edi Ramës. Presidenti i Republikës ka dekretuar sot diplomatin e karrierës, Ferit Hoxha si ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Z Hoxha ka qenë pjesmarrës aktiv në negociatat që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese, madje ai i ka mbrojtur ato me forcë gjatë takimeve për sqarimin e opinionit publik. Duke u nisur nga ky precedent i fundit, Lapsi.al ka bërë një vështrim se si i ka emëruar, ngritur dhe pompuar Rilindja njerëzit e çështjeve më të nxehta, që ajo i ka quajtur si krimet më të mëdha gjatë kohës kur ishte në opozitë.

Kauzat më të mëdha të Ramës ishin:

1) Krimi i Gërdecit me 25 të vrarë

2) Tradhëtia e ndarjes së kufirit detar me Greqinë

3) Kapja e Ilir Metës me bllok në dorë

4) Vrasja e katër qytetarëve në 21 janar

Ç’ka ndodhur sot? 

Ish avokati i Fatmir Mediut dhe ish i afërmi i tij, Ilirian Celibashi  (i katërti në foto) u fut në listat e deputetëve dhe u emërua ministër Shteti në qeverinë e parë Rama, deri sa u tërhoq vetë për t’iu rikthyer avokatisë.
Ish negociatori i marrëveshjes së detit, Ferit Hoxha (i pari në foto), u bë drejtor në ministrinë e Jashtme dhe tani ambasador në UNESCO.
Ilir Meta (në mes) qeverisi me Ramën për katër vite si kryetar Kuvendi dhe me votat e PS u bë President Republike.
Ish pjestari i grupit të zjarrit të gardistëve që vranë në 21 janar, Agron Malaj (i dyti ne foto), u bë kryetar lokal i PS dhe në 2017 u fut në listën për deputet të qarkut Dibër.
Nuk duhen më shumë fakte për të kuptuar se kauzat e mëdha të PS në opozitë tashmë janë varrosur, prandaj asgjë nuk është zbardhur më shumë nga Gërdeci dhe 21 janari ndërsa marrëveshja e detit po rinegociohet në fshehtësi. Prandaj të njëjtët oligarkë që përfituan me Berishën, po vazhdojnë të marrin koncesione, para publike dhe po ngrenë kulla me Edi Ramën.
 ©Lapsi.al
Please follow and like us: