Albspirit

Media/News/Publishing

A i ka shkruar letrat e dorëheqjes së dy kandidateve të PD e njëjta dorë?

Dy kandidatet për deputete të Partisë Demokratike të qarkut të Beratit, Juvina Jani dhe Monika Qosja nuk kanë pranuar të marrin mandatin e Eduard Halimit duke i hapur rrugën Astrit Veliajt. Por tërheqja e tyre ngjalli dyshime në publik, pavarësisht deklaratave të tyre se nuk e pranojnë mandatin siaps vullnetit të lirë. Ato kanë dërguar një tekst identik dorëheqjeje në KQZ, që duket se është shkruar nga i njëjti kompjuter dhe e njëjta dorë nëse shohim faksimilet më poshtë. Juvina Jani, ashtu si dhe Monika Qosja, i janë drejtuar të dyja KQZ-së me të njëjtin tekst, të njëjtin format, të njëtin tip gërme, të njëtin formulim dhe të njëjtin dizajn. A i ka shkruar e njëjta dorë këto letra?

Please follow and like us: