Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë në krye të detyrës, polici i qarkullimit rrugor

Një polic i qarkullimit rrugor në Tepelenë ka ndërruar jetë në krye të detyrës.

Ilir Divintari ishte duke punuar si çdo ditë në Tepelenë, por dhimbjet e forta në kraharor e detyruan të paraqitej në spitalin e Gjirokastrës. Sapo ka mbërritur me krizat e dhimbshme, ai ka ndërruar jetë

Mjekët dyshojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak; megjithatë, janë duke u zhvilluar të gjitha analizat për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Please follow and like us: