Albspirit

Media/News/Publishing

Parlamentarë, personalitetet politike nga 11 vende evropiane mbështesin protestat e Iranit

Maryam Rajavi i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij të miratojnë masa efektive dhe vendime detyruese për të detyruar fashizmin fetar që sundon Iranin për të liruar të burgosurit e kryengritjes, për të garantuar lirinë e fjalës dhe tubimit, për t’i dhënë fund shtypjes së grave dhe për të shfuqizuar velin e detyrueshëm.

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit e bëri ​​thirrjen gjatë një konference të titulluar “Kryengritja e Iranit – thirrje ndërkombëtare për lirimin e të ndaluarve” të premten, më 9 shkurt 2018, ku morën pjesë parlamentarë dhe personalitete politike nga 11 vende evropiane.

Zonja Rajavi tha në konferencë: “Tridhjetë e nëntë vjet gjakderdhje dhe krime, diskriminim dhe shtypje të grave, represion dhe censurë janë mjaft. Evropa duhet t’i japë fund heshtjes dhe mosveprimit të saj dhe të distancohet nga regjimi klerikal. Ky regjim nuk ka të ardhme dhe tolerimi i tij vetëm do të rrisë çmimin e lirisë për popullin e Iranit. Tolerimi do të ushqejë më shumë luftëra dhe kriza në rajon, por sigurisht, nuk mund të parandalojë përmbysjen e regjimit klerik nga ana e popullit të Iranit “.

Dhjetëra parlamentarë dhe personalitete politike nga Italia, Gjermania, Britania, Franca, Polonia, Irlanda, Rumania, Zvicra, Malta, Lituania dhe Portugalia, si dhe znj. Ingrid Betancourt, ish kandidate presidenciale kolumbiane, morën pjesë dhe folën në konferencë.

Në një deklaratë të përbashkët, pjesëmarrësit deklaruan mbështetjen për thirrjen e bërë nga Maryam Rajavi dhe përsëritën, “Bashkimi Evropian duhet t’i shmanget marrëdhënieve me kompanitë dhe individët e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe me organet e tjera të represionit. Vazhdimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me regjimin iranian duhet të kushtëzohet me lirimin e të burgosurve dhe dhënien fund të ekzekutimeve. Ne gjithashtu kërkojmë formimin e një komisioni ndërkombëtar të OKB për të hetuar mbi arrestimet dhe zhdukjet e protestuesve iranianë”.

Znj. Ingrid Betancourt, ish kandidate presidenciale kolumbiane, gjithashtu foli në konferencë. Në një pjesë të  komenteve të saj, ajo tha, “Kryengritja në Iran është dramatike dhe na jep shpresë. Ajo që duket se filloi si një protestë mbi problemet ekonomike u përhap në një kryengritje mbarëkombëtare për të përmbysur regjimin në Iran. Nuk është një incident i izoluar dhe i paorganizuar. Është një lëvizje e bazës. Gjërat kurrë nuk do të jenë njëlloj në Iran pas kryengritjes. Kjo ka shumë pasoja dhe duhet të na bëjë të ndryshojmë mënyrën se si ne në Perëndim e shikojmë Iranin. Ata bëjnë thirrje për një ndryshim radikal të regjimit. Populli i Iranit që merr pjesë në këto protesta thotë të njëjtat slogane që zonja Rajavi ka thënë për kaq shumë vite. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis protestave dhe rezistencës iraniane, jo vetëm kanë të njëjtat slogane; por ato gjithashtu kanë të njëjtat objektiva. Rezistenca iraniane ka luftuar për kaq vite për të sjellë ndryshimin e regjimit dhe kjo është ajo që dëshiron populli i Iranit. Ne në Perëndim nuk mund të kemi më një politikë të tolerimit ndaj regjimit iranian kur njerëzit në rrugët e Iranit po thonë se nuk duan tolerimin e regjimit. Është koha që qeveritë tona në botë të njohin legjitimitetin e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit “.

Zoti Anthony Clarke, anëtar i Dhomës së Lordëve dhe ish-drejtues i Partisë Laburiste, në fjalën e tij në konferencë tha: “Rezistenca iraniane, në veçanti rrjeti i Organizatës Popullore të Mojahedinëve të Iranit (PMOI / MEK), ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e protestave në Iran, duke bërë një punë të mrekullueshme në çarjen e censurës së ajatollahëve dhe informimin e botës rreth shtrirjes së protestave. Më 9 janar, udhëheqësi suprem Ali Khamenei bëri deklarata publike duke pranuar rolin kryesor që luajti PMOI në planifikimin dhe zhvillimin e protestave. Fakti është se më shumë të rinj janë tërhequr nga rezistenca iraniane dhe thirrjet e zonjës Rajavi. Është koha që Evropa t’i kushtojë vëmendje këtij realiteti dhe të adoptojë politikën e saj në përputhje me rrethanat “.

Hon. Martin Patzelt, anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Bundestagut gjerman, tha: “Ne, si  evropianë jemi të detyruar moralisht të përkrahim protestuesit e rinj iranianë, të cilët në mënyrë të qartë dhe të demonstrueshme treguan dhe shprehën dëshirën për ndryshimin e regjimit dhe arritjen e lirisë dhe demokracisë. Ideja se tabloja politike iraniane përcaktohet nga gara midis të moderuarve dhe atë të linjës së ashpër  u provua të ishte një mit. Evropa duhet të flasë në mbrojtje të protestuesve të arrestuar dhe të kërkojë lirimin e tyre të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar. Heshtja përballë terrorit të shfrenuar të Teheranit në trajtimin e protestuesve që kërkojnë bukë dhe liri është krejtësisht e papranueshme. Ne duhet të nxjerrim në dritë  veprimet dhe qëndrimin çnjerëzor të regjimit iranian”.

Please follow and like us: