Albspirit

Media/News/Publishing

Petrit Ruka: KUR TË VDES UNË…

                            trill…per Shen…

 

Kur të vdes unë mbyll derën  dhe pi e pi atë natë

Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë

(Uh, sa na mbeten, një kantinë e tërë,)

Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje

Burrë i pabesë, …si uji në rërë…

Lexo nja dy këngë të miat,  të trishta

Pastaj grisi dyshemese

(Pa pikë mëshire, pa lotë,)

Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,

S’t’u bëra poeti më i mirë në botë.

Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës

Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,

(Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,)

Po tashmë kam ikur e si të ta them

Që për to do të rrotullohem

Edhe brenda në varr…

Kur të vdes unë mos ma fal

tradhëtinë e fundit me vdekje,

(Atë më të poshtrën, më të pabesën.)

Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet,

Mund të bëj marrëveshje …e të vij

…Me vesën…