Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthen Bujar Asqeriu: Ky vend qeveriset nga hajdutë, artistët jetojnë në mjerim

Aktorët shqiptarë vijonë protestën e tyre  për të mos lejuar zhvendosen e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’.

Në një konferencë për mediat jashtë ambienteve të Teatrit, aktori I mirënjohur  Bujar Asqeriu ka bërë një deklaratë shokuese, ndërsa tha se artistët jetojnë në një dhomë dhe një kuzhinë, me një rrogë më të vogël se një punonjës i ministrisë, ndërsa politikanët në vila marramendëse.

Sipas Asqeriut, artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit.

“Zoti i paftë ata që vjedhin, ia kam lene Zotit”- ka thene ai, duke shtuar se “nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta”.

Gjithashtu, ai kujtoi të madhin Bujar Lako, që jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua.

“Bujar Lako jetonte në një dhomë dhe në një kuzhinë, ndërsa politikanët tanë në vila 5 apo 10 milionë euro, prandaj nuk ka lekë për teatrin dhe ne duan të na fusin në vrimën e miut.

Prandaj ndonjëherë them përse të flas? A përmbyset kjo hajdutëri? Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën e këtij vendi, unë ia lë atij. E kuptoj që ata do të tallen me ne” u shpreh ai.

Ndër të tjera ai tha se ky vend qeveriset nga hajdutë, qe vjedhin edhe 100 lekëshin e dosjeve dhe stilolapsave dhe ne na hedhin një kockë dhe tallen me ne”- tha ai.

Aktorët e Teatrit Kombëtar kundërshtojnë projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosjen te ‘Turbina’. Regjisori Altin Basha ka ftuar ministren Mirela Kumbaro që ditën e mërkurë në orën 16:00 të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar për dialog me artistët.

Please follow and like us: