Tenori i njohur i bashkohet protestës së artistëve
Tenori i njohur shqiptar, Agim Hushi ka reaguar lidhur me protestën e artistëve për Teatrin Kombëtar.
Posimi i plotë
Me se fundmi ata po flasin!
Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtëpinë e tyre te artit; jeten e tyre!
Megjithëse heshtën ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdhër mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kanë zënë për fyti atdheun tim te dështuar, atdheun qe po na përzë te gjithëve; ngriti hordhite e b…lëpirësve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre:: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve. Me quajtën tradhtare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!
Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha… Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit! Shpresoj qe zeri i tyre te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!
Uroj qe kjo force te gjemoje dhe te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire! Jam me ju miqt dhe koleget e mij! Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim! Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje arti te vertet!