Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet deputeti me syze bythëkavanozi, ish-doganier me miliona dollarë pasuri

Dje CNA (CityNews Albania) raportoi për  deputetin– ish-doganier Alket Hyseni, rreth pasurisë së tij marramendëse, historisë së tij në dogana, në Partinë Socialiste, por dhe për lidhjet e tij klienteliste.

Sot,  po sjellim të dhëna zyrtare, të deputeti, ish-doganier, i cili nga një student i shkëlqyer përfundoi tek trau i Kapshticës.

Njeriu që tha se Arta Marku do ta tundë mirë, në fakt duhet të hetohet vetë, fillimisht.

Në pritje të tundjes së Alket Hysenit,  po sjellim deklarimin e pasurisë të një avokati të një studio ligjore që ka qenë doganier, drejtor i Pastrimit të Parave dhe që ka qenë një nga njerëzit e afërt të Ramës në kryeministri, i cili do merrej me abuzimet, me pronat, ndërkohë që është denoncuar dhe kallëzuar vetë për një çështje të tillë.

CNA  solli dje detajet e korrupsionet dhe skandalet me miliona euro në doganën e Kakavijës, ndërkohë do të sjellë të tjera dokumente dhe fakte të periudhës, kur Hyseni ka qenë  pjesë e strukturave të doganave.

“Juristi i shkëlqyer”, shembulli më i mirë nga dogana se i mundi të bëhesh pjesë e elitës politike, për të dalë më pas, duke dhënë mend në media.

Vetëm 44 vjeç si dhe i kanë mjaftuar pesë vite të mira, në doganë, me studio ligjore, që pasuria  t’i shkojë në miliona dollarë.

Shtatë apartamente banimi, ku më vogli është me sipërfaqe 120 metra katrorë, ndërsa më i madhi ka një sipërfaqe prej  225.6 m2, kanë kushtuar mbi gjysmë milioni euro.

8 garazhe, të cilat kanë kushtuar rreth 19 mijë euro si dhe prona të patundshme që kapin shifrën e mbi 200 mijë eurove, rezultojnë në listën e pasurive prej rreth një milion euro të Hysenit.

Më poshtë po sjellim deklarimin e tij të pasurisë në para,toka garazhde dhe apartamente./CNA.al

Please follow and like us: