Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama për Teatrin: Artistët s’dinë çfarë duan, nuk pranoj leksione

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për shqetësimin e ngritur nga artistët për Teatrin Kombëtar. Në fakt, Kryeministri nuk u ka kthyer përgjigje drejpërdrejt aktorëve, por komentuesve në facebook dhe ka deklaruar se projekti i tij do të vazhdojë dhe nuk pranon leksione nga askush.

Sipas tij, debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është pa asnjë vlere e asnjë kuptim sot.

Qytetari: E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!

Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzetë, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione te asnjë lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine çfarë duan!

Please follow and like us: