Ermal Meta shkruan shqip: Mesazh për gazetarët shqiptarë, s’dini asgjë nga jeta ime
Ermal Meta ka postuar në profilin e tij në facebook një mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë. Ndërsa ky moment duhet të ishte një nga më të bukurit e jetës së tij, ai duhet të shqetësohet për transformimin e fjalëve që mediat shqiptare bëjnë rëndom për hir të klikimeve.
Ermali shkruan:
Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thashë asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër, sepse gaboni rëndë, jo vetëm me mua, por edhe me familjen e personit, për të cilin po shkruani ose po flisni. Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos të lexoj më gjëra të tilla. Falemnderit për vëmendjen.
Ermal Meta.