Oriela Nebiaj: Refuzimi i mandateve nga femrat demokrate, me i shemtuar se mesazhet erotike…
Ish-zëdhënësja e Partisë Demorkatike, Oriela Nebiaj ka reaguar e indinjuar pas publikimit të bisedës erotike mes deputetit te PD Ervin Salianji dhe G.D-se. Përmes një reagimi të shkurtër, ajo komenton dy skandalet më të bujshme të këtyre dy ditëve brenda “selisë blu”. Teksa komenton bisedën e zbardhur mes deputetëve të PD, ajo nënvizon refuzimin e mandateve të deputetes nga dy kandidatet femra në listën e PD në qarkun e Beratit, të cilën e cilëson si ngjarje të shëmtuar.
“Kjo puna e refuzimit te madateve nga zonjat ne Berat me duket me e shemtuar se te gjithe mesazhet erotike te parlamentit te mbledhura bashke..”, shkruan Oriela.
Kujtojmë se kandidatet femra u tërhoqën nga lista për t’i hapur rrugën biznesmenit Astrit Veliaj.