Pesë profesionet që tradhëtojnë më shumë
Hidrauliku, sekretarja, një koleg. Këta kanë qenë personat të cilët të joshnin më së shumti drejt tradhtisë deri disa vite më parë, ndërsa sot, diçka me sa duket ka ndryshuar. Në bazë të një sondazhi të realizuar nga portali italian incontri-extraconiugali.com, i bazuar në 1000 persona të regjistruar dhe të pyetur se cilët ishin profesionet më të shpeshta me të cilët kishin tradhtuar kohët e fundit, përgjigjet ishin:
- Në vend të parë, tekniku i kompjuterit. 29% e të intervistuarave janë përgjigjur se nuk i kanë rezistuar dot magjepsjes së teknikut të kompjuterit.
- Në vend të dytë janë shtëpiaket. 25% e “tradhtarëve” janë përgjigjur se nuk i kanë rezistuar tundimit që një femër shtëpiake iu ka ofruar, ndërsa bashkëshorti i saj ka qenë në punë.
- Kuzhinieret shtëpiake. Me sa duket, binomi ushqim stomak vijon të ngelet i preferuar dhe këtë e kanë vërtetuar 19% e të intervistuarve, të cilët kanë pohuar se janë tërhequr dhe kanë tradhtuar me një partner/partnere që di të gatuajë mirë.
- Përdoruesit e internetit. Nëse dikur tradhtia ishte fizike, në ditët e sotme është dhe virtuale. Duket si e vështirë për tu pranuar apo kuptuar për mentalitetin e një pjese të madhe të shqiptarëve, por ja që kështu ndodh rëndom. Një pjesë e italianëve ka pohuar se kanë tradhtuar virtualisht nëpërmjet seksit përmes kamerës apo bisedave të nxehta online.
- Në vend të pestë renditen mjekët. Rreth 13% e personave e kanë preferuar mjekun për tradhti. Një vizitë në orët e vona të mbrëmjes, një tundim i fuqishëm dhe gjithçka del jashtë kontrollit…
Please follow and like us: