Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Shën Valentinit zgjat tre ditë: 13, 14 dhe 15 shkurt?

 

Shkurti është muaji i dashurisë, festohet gjithandej dashuria por data 14 nuk është e vetmja që festohet. Të dashuruarit e nisin që në datën 13 shkurt për ta mbyllur në 15-të. Pse tre data?

Data 13 është dita e dashnorëve. Pra, ju pëlqen ose jo, ata që e kanë tradhtinë stil jetese, festojnë pikërisht në këtë ditë. Gra, nëse keni dyshime për partnerët tuaj, mos u përpiqni t’i zbuloni në datën 14 sepse atë ditë do t’ju kushtohen vetëm ju, me të tjerat do të kenë mbaruar punë! Është zbuluar se 7 në 10 meshkujt festojnë 13 shkurtin me “të dashurat” e tyre!

Data 14, është dita zyrtare e të dashuruarve, që do të thotë se mund të festohet edhe nga ata që s’janë aspak të dashuruar, por e kanë për ‘detyrë’ të sillen si të tillë.

Në fund, 15 shkurti është dita e San Faustinit, siç njihet ndryshe, dita e beqarëve. Këta të fundit janë të lirë të festojnë përgjatë gjithë muajit, si dhe me kë të duan!

Please follow and like us: