Albspirit

Media/News/Publishing

Emi Krosi: Ç’të jetë vallë ky amëshim?!

Agululëkuq,
më ngatërrohet me shkurret,
e floknajës tënde të zezë,
nën krahët e dashurisë,
(të shkrumta buzët e mia),
horizonteve shpërshtillet me erën,
unë shpirtin e shkalafis në humnerë,
derdhur si blerim syve,
kur strukem e zemëruar tek ti,
dhe gjoksi yt lëndinë,
(errësira e barkut tim),
si guackë e lagësht derdhen,
gjijtë e tua të pjekura,
kur më kaplon pasioni,
dhe grindemi,
dashuria kryeneçe,
etja e pashtershne për ty,
më fërgëllon nxehtësi llave…
Trupi më digjet nën pushtimin tënd,
si lëng me shtrydhet shpirti,
në gojën tënde o djallëgrua!
Lëng qershie.
Etje e pashuar.
Trupi zhytet ne ujërat e tua,
o zjarrmi e pashterur!
Ç’të jetë vallë ky amëshim?!

Please follow and like us: