Listat për KLGJ e KLP, deputetja e PD: Me hetues të komunizmit, s’u reflektuan sugjerimet e ONM
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur për listat e kandidatëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në studion e “News24”, deputetja demokrate u ndal tek shqetësimet e përcjella nga PD gjatë takimit të dy ditëve më parë për këshillin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.
Tabaku tha se në këtë takim u shtrua pyetja se pse nuk u morën në konsideratë sugjerimet e ONM për kandidatët për KLP dhe KLGJ.
“Nuk ka pasur zëra nga opozita që kanë qenë kundër. Ne i bëmë pyetjen përfaqësuesve në takimin e Stabilizim-Asociimit, se përse nuk u morën në konsideratë sugjerimet e ONM. Në listën finale të kandidatëve kanë qenë persona që kanë hetuar gjatë komunizmit, presona që prekeshin nga dekriminalizmi, apo që nuk kishin eksperiencën e duhur. Pora PD mbështeti faktet e dhëna nga ONM. Aktualisht në KLGJ dhe KLP ka persona që kanë hetuar dhe kanë dhënë dënime gjatë komunizmit”, u shpreh deputetja Tabaku.
Më tej, deputetja demokrate u ndal tek numri i lartë e qytetarëve shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e BE.
“Shqipëria duhet të marrë parasysh rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE. Kjo situatë ka ardhur për shkak të vështirësive ekonomike, taksave dhe papunësisë”, tha Tabaku.