Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Të shkrihen Drejtoritë e Bujqësisë, t’i zëvendësojmë me struktura informimi

“Në vend se të mbaroni masterin e të rrini te kafja e të prisni ndonjë punë shteti, shikoni mundësitë që të bëheni të aftë që duke mbështetur, ndihmuar fermerët si konsulentë të merrni ju fitimin nga projekti fitues”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri tha se fermerët nuk përfitojnë nga fondet pasi nuk kanë informacion dhe nuk dinë ti marrin. Për këtë tha Rama duhet të shkrihet Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo të zëvendësohet me struktura informimi.

“Ju themi fermerëve ja ku i keni fondet, hajdeni merrini. Nuk i marrin dot sepse nuk dinë si merren sepse së pari duhet të informohen. Prandaj unë kam qenë dhe mbetem i paduruar që të shkrihen drejtoritë e bujqësisë dhe të zëvendësohen nga struktura informimi që janë pranë fermerëve”, shtoi Rama.

Rama i ka kthyer përgjigje edhe ankesave të fermerëve të Korçës që ankohen se patatja e tyre nuk ka treg për tu shitur.

“Në Korçë ka një problem, mbiprodhim të patates, s’ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti a thua se është qeveria të shkojë t’u blejë patatet. Në një treg të lirë me konkurrencë të hapur, ka disa arsye pse ata që kanë mbjellë patate duhet të heqin dorë dhe s’duhet të rrinë të mendojnë që s’u shitet se shteti s’është në gjendje të bëjë të mundur.

Ajo është patate e bardhë që së pari është më pak e preferueshme se patatja e Kukësit dhe del kur del patatja e dytë e Divjakës dhe janë të dënuar ta mbajnë pataten në stoqe, duhet të kalojnë te pemëtaria, mollët. Kjo do të thotë informim”, tha Rama.

Please follow and like us: