Albspirit

Media/News/Publishing

4 dekane: Te shkarkohet rektori i Universitetit

Në këto 17 muaj të administrimit të universitetit kemi konstatuar shkelje të rënda dhe të vazhdueshme ligjore në veprimtarinë e rektorit të Universitetit që kanë krijuar një situatë të rëndë paligjshmërie me efekte të drejtëpërdrejta të mos funksionimit normal të të gjitha strukturave të universitetit të Tiranës të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejtë ose indirekt me autoritetin e rektoratit të Universitetit. 

Gjatë gjithë kësaj periudhe vendimmarrja sjellja dhe komunikimi shkresor për probleme të rëndësishme të administrimit akademik dhe të universitetit dhe strukturave përbërëse të tij në cështje të rëndësishme nga ana e rektorit ka qenë në kundërshtim të hapur me ligjin. Kjo ka bërë që të pengohet rekrutimi i personelit akademik me kohë të plotë dhe atij administrativ. Të krijohen probleme lidhur me miratimin e më pas zbatimin e buxhetit të Universitetit për realizimin e funksioneve të tij.

Në mënyrë flagrante rektori ka marrë kompetencat e Administratorit të Universitetit. Nuk njeh autoritetin e tij dhe të bordit të administrimit. Ka nënshkruar kontrata furnizimi me efekte financiare të cilat janë kompetencë e administratorit , e ka pezulluar atë ka bllokuar pagat e punonjësve të rektorarit të Universitetit të Tiranës dhe Departamentit të Edukimit Fizik apo vonuar atë të pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bllokimin e databazës dhe shërbimet informatike për studentët e pedagogët veprime këto në kundërshtim të hapur me ligjin.

Dekanët:

Artur Sula, Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaj

Edmond Rapti, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale

Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë

Dhori Kule, Dekani i Fakultetit të Ekonomikut

Please follow and like us: