Gjokutaj perplaset me deputetin me syze bythekavanozi: Ti je te radha 1, sedilja 1
Avokati Genc Gjokutaj është përfshirë në debate dhe akuza në “360 Gradë” në Ora News, me deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni në lidhje me sistemin e drejtësisë. Gjokutaj tha se të gjitha emërimet komandohen nga ish-Blloku.
Gjokutaj: Siç po kuptohet, të gjitha emërimet komandohen nga ish-Blloku. Kjo është një e vërtetë e madhe. Nuk është vetëm opozita që e kundërshton. Ka edhe faktorë të tjerë.
Hyseni: Arta Marku është përndjekur politikë.
Gjokutaj: Ne nuk jemi kumbulla këtu. Ku ke qenë përpara mo burrë?
Hyseni: Xhiro kam qenë. Kam qenë avokat i njohur. Kur isha avokat bëja avokatinë. Nuk merrja krah politikë kur isha avokat.
Gjokutaj: Jeta nuk është numër sedilje, numri kaq, numri aq siç të vënë ty. Ti je vënë numër, unë s’jam vënë me biletë. Po të jesh magnetofon i heq prizën dhe pushon.
Hyseni: Mos t’ju shqetësojë blloku sepse e ruanit. Të afërm të tutë kanë qenë në sigurimin e shtetit./360grade.al/