Iran: Mesazhi frymëzues i të burgosurit politik të liruar
NCRI – Shahin Zoghi Tabar u arrestua më 20 maj 2013 nga Divizionin e Inteligjencës së Gardës Revolucionare për mbështetje të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit, ai ka ka treguar çfarë ka përjetuar gjatë ndalimit të tij dhe i ka bërë thirrje qeverive perëndimore të ndalojnë politikën e zbutjes në lidhje me regjimin iranian.
Më poshtë është një ekstrakt i mesazhit të tij menjëherë pas lirimit nga burgu.
Përshëndetje të gjithë bashkatdhetarëve të mi që janë ende në burg. Përshëndetje të gjithë atyre njerëzve të përfshirë në kryengritje dhe sidomos të gjithë dëshmorëve të kryengritjes. Emri im është Shahin Zoghi Tabar.
U arrestova më 20 maj 2013 nga Divizioni i Inteligjencës së Gardës Revolucionare për mbështetje të Organizatës Popullore të Mojahedinëve të Iranit dhe kalova një vit e pesë ditë në qendrën e paraburgimit 2A. U dënova me pesë vjet dhe u dërgova në burgun Evin dhe më pas në Gohardasht. U pyeta dhe u torturova në mënyrë të përsëritur nga agjentët e Ministrisë së Informacionit dhe agjentët e qendrës së paraburgimit 2A. Më thyen dy dhëmbë dhe kafkën, por kjo nuk ka rëndësi, sepse është çmimi që duhet të paguajmë për lirinë. Njoh njerëz që janë mbajtur në izolim dhe janë torturuar për pesë vjet.
Do të doja të përfitoja nga ky rast për të folur me njerëzit tanë nga të gjitha sferat e jetës – studentë, inxhinierë, avokatë, punëtorë dhe mjekë të cilët janë të gjithë nën presion – dhe t’u them atyre se regjimi është burimi i të gjitha problemeve tona .
Në rrugë me të drejtë bërtisnit “linja e ashpër, reformistë, loja ka marrë fund”. Për të mbuluar represionin e tij brenda vendit, regjimi përzihet në çështjet e vendeve të tjera në rajon si Siria, Iraku dhe Jemeni dhe vazhdon të mbështesë diktatorin gjakatar, Bashar Assad. Mënyra më e mirë është përdorimi i të gjitha mundësive të disponueshme dhe nuk ka rëndësi nëse është 11 shkurt, Dita e Punës apo Dita e Studentit. Duke formuar qeliza të rezistencës ne duhet të jemi gati për çdo situatë në çdo vend, për të siguruar që ky regjim të mos shohë 40 vjetorin e tij.
U bëj thirrje qeverive perëndimore që të ndalojnë politikën e zbutjes në lidhje me regjimin iranian. Në fakt, Irani i lirë dhe demokratik do të jetë shumë më i dobishëm për njerëzit e rajonit dhe të botës. Së fundi, dëshiroj të përkujtoj dëshmorët e rezistencës dhe të kryengritjes, sidomos dëshmorët e masakrës së vitit 1988, gjaku i të cilëve me siguri më ka dhënë guximin të flas para kamerës.