Albspirit

Media/News/Publishing

Masakër në një shkollë në Florida

Të paktën 14 persona raportohen të vdekur dhe dhjetra të plagosur nga sulmi më armë që u krye sot pasdite në nëj shkollë të Floridas. Fox News raporton se numri i viktimave ka arritur deri në 14, ndërsa një person i dyshuar si autori i sulmit është arrestuar. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, ndërsa nga të dhënat e para raportohet për shumë viktima. Agjentë policie të armatosur rëndë, madje edhe një tank, janë parë pranë shkollës ku ka ndodhur ngjarja. Sherifi i Broward County në Florida të SHBA, ka raportuar për të shtëna në një gjimnaz në Parkland. Në fillim CNN raportoi se 20 perosna kanë mbetur të plagosur.

Pamjet ajrore të WSVN shfaqën disa njerëz që qëndronin të shtrirë përdhe jashtë shkollës, të cilët u trajtuan për plagët e marra dhe u transportuan me ambulancë. Pamjet nga vendngjarja treguan disa nxënës duke vrapuar larg shkollës duke ulëritur. Dhjetëra makina policie ishin në vendngjarje.

Please follow and like us: