Ndryshime në Policinë e Shtetit, dy femra marrin detyra të rëndësishme
Lëvizje të tjera ka pasur sot në radhët drejtuese të lartë të Policisë së Shtetit.
- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të ketë zëvendës një femër. Aida Hajnaj emërohet si nëndrejtore e Policisë së Shtetit. Ish-nëndrejtori Rebani Jaupaj emërohet drejtor i Menaxhimit të të Dhënave, në Polici.
- Enkeleida Tosku, emërohet drejtore e Kufirit dhe Migracionit.
- Ndërkohë, Alti Qato emërohet përfundimisht drejtor policie në Qarkun e Elbasanit, pas komandimit disa mujor në këtë qark.
- Nga ana tjetër, Gjovalin Lokal emërohet si drejtor i rendit dhe sigurisë në Policinë e Shtetit.
- Bledar Çeliku emërohet drejtori i Task Forcës.
- Kastriot Skënderi emërohet Drejtori i Policisë së Tiranës.
Please follow and like us: