Te rejat e Horoskopit, 16 shkurt 2018
Dashi
Është e rëndësishme të kujdeseni për nevojat tuaja, por pa lënë pas dore edhe partnerin. Beqarët do gjejnë mënyra nga më të ndryshme për të joshur personat që do pëlqejnë.
Demi
Puna me partnerin/en do të jetë shumë produktive. Beqarët nuk do ndihen gati për të filluar angazhime serioze. Financat nuk do kenë probleme.
Binjakët
Do të jeni shumë të zënë me punën dhe kjo është lehtësim nga rutina. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do ndryshojnë status. Financat nuk do kenë vështirësi.
Gaforrja
Tregohuni më të zëshëm lidhur me atë se çfarë dëshironi në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do ja kalojnë mirë me familjaret saqë nuk do e ndiejnë nevojën e një partneri. Financat i menaxhoni me kujdes.
Luani
Nuk do të keni kohë për t’u argëtuar me partnerin sot dhe do të ju duhet shumë angazhim. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë sa me shume këtë ditë plot me takime. Në planin financiar do jeni me fat.
Virgjëresha
Një ditë e bukur parashikohet kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do kenë takime vendimtare, të cilat do ua ndryshojnë tërësisht të ardhmen. Në planin financiar do kaloni çdo vështirësi.
Peshorja
Për fat të keq, partneri është lënduar nga ju dhe nuk po i merr parasysh sugjerimet tuaja. Beqarët nuk duhet të fillojnë lidhje. Me shpenzimet tregohuni sa më të kujdesshëm.
Akrepi
Planifikoni ndonjë festë ose udhëtim me partnerin/en. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë. Në planin financiar do korrni ato që keni mbjellë.
Shigjetari
Jeni lodhur duke u kritikuar nga partneri/ja. Beqarët do realizojnë takime të shumta, por asnjë nga personat nuk do jetë i duhuri për ju. Në planin financiar nuk do keni probleme.
Bricjapi
Njeriu juaj i dashur mund t’ju ndihmojë të realizoni një qëllim tuajin. Beqarët do joshin jashtë mase dhe do tërheqin pas vetes shumë persona. Me shpenzimet tregohuni të rezervuar.
Ujori
Ndani më shumë energji për marrëdhënien truaj në çift. Beqarët nuk do jenë aspak në humor për të filluar një lidhje dhe do mbeten vetëm. Situata financiare do mbetet e stabilizuar.
Peshqit
Në vend se t’ua kushtoni gjithë energjinë tuaj gjërave rutinore, keni vullnet të bëni ndryshime në marrëdhënien në çift. Beqarët do tërhiqen nga persona që e kanë një lidhje. Në planin financiar do keni përmirësime.