Albspirit

Media/News/Publishing

U shoqërua në Polici, reagon Adriatik Lapaj: Nuk jam rob i këtyre, kam zgjedhur të jetoj si një njeri i lirë!

Me anë të një postimi në Facebook aktivisti dhe juristi Adriaktik Lapaj, u shpreh se pas fjalës së tij kundër plehrave në Vërri po e shoqëronin në Komisariatin nr. 1.

I ftuar në “Fax News”, Lapaj u shpreh se ishte shoqëruar për në Komisariat pasi akuzohej për pjesmarrje në tubime të paligjshme.

“Dy individë të veshur civil më janë afruar dhe nuk kanë pranuar që të identifikohem. Ato u identifikuan vetëm pasi unë ngrita zërin. Më akuzojnë për pjesmarrje për tubime të paligjshme.

Shoqërimi im është i paligjshmë sepse pretendimi që ata ngrenë që unë kisha marrë pjesë në një tubim të paligjshëm nuk qëndron.

Nuk pati reagim kur unë fola. Ata vjedhin lek nga taksapaguesit shqiptarë. Nëse mendojnë se do të më trembin e kanë shumë gabim. Unë ditën që trembem e gris licëncën time.

Më shoqëruan sepse dola dhe fola si një qytetarë i lirë. Unë nuk jam rob i këtyre, sepse kam zgjedhur të jetoj si një njeri i lirë.” u shpreh Lapaj.

Please follow and like us: