Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Mehmetaj: Pavarësia e Kosovës, kohë për reflektim

 

Më 17 shkurt 2018, shteti më i ri i Europës, Kosova shënon 10-vjetorin e pavarësisë, çka përbën edhe një moment fitoreje, por edhe një çast për reflektim.

Ky reflektim është një proces kompleks që përfshin në radhë të parë partitë kryesore dhe kryesisht Lidhjen Demokratike, Partinë Demokratike, Vetëvendosjen, Aleancën për Ardhmërinë si dhe shumë sektorë të tjerë të shoqërisë si bota akademike universitare, media, shoqëria civile, etj.

Kur flitet për reflektim të partive kryesore, natyrisht nënkupohet që ato të jenë më demokratike, të kenë standarde dhe të veprojnë si homologet në vendet perëndimore, ku nuk ka nepotizëm, nuk ka mandate pa kufizim, ku gara është e hapur për individët me më integritet dhe me alternativa ndërtuese.

Në dhjetë vjet nuk janë bërë pak për Kosovën, por sfidat janë shumë të mëdha në të tashmen dhe të sotmen dhe ato më shumë se për këdo janë për koalicionin qeverisës, si një maxhorancë që është votuar nga qytetarët për qeverisje të drejtë dhe transparente, për më shumë punësim, për më shumë efikasitet dhe sidomos për rikthimin e shpresës.

Si pjestare e LDK unë ndihem krenare për këtë forcë politike dhe për udhëheqësin e saj historik Ibrahim Rugova, që e bëri Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht në botën perëndimore dhe jo vetëm dhe që i paracaktoi asaj një të ardhme përbri kombeve të qytetëruara dhe të civilizuara.

 

Please follow and like us: