Albspirit

Media/News/Publishing

Partitë politike bien dakord për votimin elektronik

Partitë politike kanë rënë dakord që prioriteti kryesor i reformës zgjedhore, të jetë votimi elektronik.

Oerd Bylykbashi ka bërë publik lajmin, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, minimizon manipulimet.

“Identifikim biometrik që askush të mos manipulojë me karta falso, të falsifikojë firmat e emigrantëve apo t’u bllokojë zgjedhësve votën duke u marrë kartat e identitetit. Votim e numërim elektronik që askush të mos mbushë kutitëe e votimit apo të vjedhe votat në numërim.

Sistem i thjeshtë, transparent dhe i besueshem për zgjedhesit, partitë dhe publikun.”, shkruan Bylykbashi.

Kjo reformë zgjedhore ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, të cilët kanë apeluar për kujdes.

“Ekspertët e huaj e thonë qartë; kërkon kujdes por është plotësisht e bëshme. Partnerët e huaj po ashtu mbështesin qasjen e kujdeseshme të komisionit për votim elektronik në qendër votimi, jo online”, vijon postimi i deputetit të PD-së.

Please follow and like us: