Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e Horoskopit, 17 shkurt 2018

Dashi

Një ditë ideale për tu relaksuar, do të ishte mirë të kaloni disa ditë pushimi. Nëse jeni në një marrëdhënie, bëni mirë t’i bëni të ditur partnerit/es rëndësinë e pranisë së tij/saj në jetën tuaj! Edhe beqarët mund të organizohen për një fundjavë të mirë! Në punë mbajini sytë hapur, ju mund të bëni marrëveshje të rëndësishme për të ardhmen, vëmendje për takimet me njerëz me ndikim.

Demi

Një mbrëmje me energji të madhe ju pret për sferën afektive. Ju do të vlerësoni miqësinë dhe të kaloni një mbrëmje argëtuese me të dashurin/ën tuaj. Edhe për beqarët nuk përjashtohen surprizat e këndshme të cilët do marrin shumë ftesa për takime. Ju mund të diskutoni dhe vlerësoni projekte të reja për punën dhe të gjeni zgjidhje për shumë probleme.

Binjakët

Mos u mundoni të shikoni për të keqen aty ku nuk ka. Mos fantazoni ide negative për një person që ju besoni të jeni miq. Përfitoni nga kjo miqësoni dhe vazhdoni! Beqarët do të kenë shumë mundësi për të filluar një histori të re dashurie. Ju do të përfshiheni nga një ndjenjë kreativiteti në punë. Shumë prej jush mund të kenë bashkëpunime afatgjata.

Gaforrja

Planetët ju mbushin me një ngarkesë të madhe të vitalitetit dhe ushqejnë dëshirën për të zgjuar marrëdhëniet tuaja. Ju do të jetoni duke përmbushur me momente të bukura lidhjen tuaj. Parashikohen njohje të reja edhe për ata që janë vetëm. Do të keni mundësitë e duhura për tu argëtuar duke bërë diçka të rëndësishme! Saturni vazhdon t’ju mbrojë në punë, por përpiquni të sqaroni të gjitha detajet nëse keni bashkëpunime të reja.

Luani

Kujdes nga vështirësitë dhe gjithçka do të jetë mirë! Problemet lindin kur ju humbni veten në përgjumje. Jetoni momentin e dashurisë dhe shijoni çdo emocion që do t’ju japë partneri/ja. Për beqraët do të jetë një ditë pak e komplikuar, por jo pa surpriza. Mundohuni të shqyrtoni gjithçka mirë për të mos lejuar që një marrëveshje e mirë të zhduket.

Virgjëresha

Një qiell i zymtë për ju sot; e vetmja gjë që duhet të bëni është të shkoni drejt në rrugën tuaj. Nëse ka ndonjë keqkuptim me partnerin/en, është më mirë të qëndroni larg diskutimeve. Beqarët do të priren për të izoluar veten, por nuk do të zgjidhin asgjë. Futuni në lojë! Mos u shqetësoni shumë për atë që po ndodh rreth jush në ambientin e punës, mos kini frikë!

Peshorja

Yjet janë dashamirës, ​​problemi i vetëm sot është të vendosni se si dhe me kë do kaloni kohën tuaj të lirë. Nëse jeni në çift sigurisht, partneri/ja do jua kërkojë këtë! Takime magjike edhe për ata që janë vetëm. Do të jetë një e shtunë me takime të rëndësishme dhe flirtime të reja. Shmangni tejkalimin e shpenzimeve për të shmangur problemet me financat.

Akrepi

Mundohuni të jeni sa më të pranishëm në jetën e të dashurit/ës dhe jo të ekzagjeruar me polemikat dhe xhelozitë. Nëse jeni vetëm dhe ju pëlqen dikush sot është dita e shpëtimit, por shmangni ata që janë të pakapshëm dhe nuk përputhen me ndjenjat tuaja. Mbani impulsivitetin brenda vetes dhe respektoni rolet e të tjerëve. Duke thënë se çfarë mendoni është shpesh jo produktive.

Shigjetari

Hëna në shenjën tuaj ju bën që ju të ndjeni ende atë pikë entuziazmi që zakonisht ju dallon nga të tjerët. Lejojini vetes një moment pushimi dhe organizoni një udhëtim të shkurtër me partnerin/en. Atraksionet e pakontrollueshme fizike për shumë beqarë, shpërthejnë këtë të shtunë! Sot mund t’ju kërkohen disa punë, por toni juaj i ulët nuk do t’ju bëjë shumë produktiv.

Bricjapi

Shumë Bricjapë sot do të përpiqen të rimarrin atë që ka mbetur nga një marrëdhënie, ndërsa të tjerët do të jenë në gjendje të planifikojnë bashkëjetesën ose madje edhe një fëmijë. Ditë me fat edhe për beqarët, raste të mëdha për dashurinë dhe marrëdhëniet shoqërore. Gjithçka duket sikur lëviz mirë: përfitoni nga mundësitë që ju jep Hëna dhe i kanalizoni energjitë në një mënyrë pozitive.

Ujori

Optimizmi dhe ndjenja e të qenit në rrugën e drejtë sot do të sjellin frymën e gëzimit. Dëshira juaj për t’u përqafuar do të jetë kënaqësi edhe për partnerin/en! Edhe beqarët nuk mund të ankohen, do të kenë mundësi për argëtim dhe jetë të pasur shoqërore. Jeni të sigurt për veten tuaj dhe keni besim në mundësitë tuaja, kjo ditë është premtuese dhe do të keni rezultate pozitive në punë.

Peshqit

Ditë magjike për ata që janë në çift, asgjë nuk do të merret si e mirëpritur dhe do të jetë befasuese. Keqardhja juaj do të zhduket përgjithmonë! Të gëzuar dhe simpatik, beqarët do të jenë të hapur për dialog dhe do të bëjnë shumë arritje. Ditë me fat edhe për punën, sot ju mund të përgatitni terrenin për projekte të reja.

Please follow and like us: