Albspirit

Media/News/Publishing

Alkooli nuk eshte me shfajesim per tradhtite e meshkujve

Shfajesimet e meshkujve per tradhtite ndaj te dashurave ne gjendje te dehur, tani nuk kane me efekt. Te thuash se nuk ke qene esell per t’iu pergjigjur pyetjeve dhe perseve te partneres per nje tradhti, nuk eshte me e besueshme.

Teoria se alkooli ndikon ne mendjen e mashkullit, duke e shtyre te beje gjera qe nuk do te donte t’i bente, eshte kundershtuar nga nje grup shkencetaresh te Leicester University. Meshkujt shpesh shfajesohen se kur jane te duhur flirtojne edhe me femra qe nuk perputhen me shijet e tyre, por qe duke qene ne kete gjendje u duken te bukura.

Ekspertet britanike studiuan nje grup prej 240 vullnetaresh nga 18-70 vjec brenda nje pub-i dhe treguan se meshkujt, ndryshe nga femrat jane ne gjendje te shprehin nje mendim edhe pse te dehur. Keshtu, shfajesimi se alkooli i ben te gjitha femrat terheqese, nuk ekziston.

Studiuesit britanike arriten ne perfundimin se meshkujt ishin me te kthjellet se femrat.

Please follow and like us: