Albspirit

Media/News/Publishing

Dondal Lu takohet me sekretarin amerikan të Shtetit

Një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi Adriatik Llallës dhe familjes së tij hyrjen në SHBA, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson është takuar me ambasadorin Donald Lu. Në fakt ishte një takim  i përbashkët me  Ambasadorët amerikanë që shërbejnë në Ballkan, Kaukazinë jugore dhe Mesdheun lindor. Rasti i Llallës është i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla. Javën e shkuar ish kryeprokurori u tërhoq nga e drejta për të qenë gjykatës në Apel duke prefruar të mbetet jashtë sistemit të Drejtësisë. Një vendim i cili solli sot dhe ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të nisur ndaj tij.

Please follow and like us: