Eneda Tarifa: Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur…
Pak kohë më parë, një nga lajmet që u përfol gjatë në media ishte ndarja e këngëtares Eneda Tarifa.
E gjithë kjo në saje të shkurorëzimit me Erion Zaloshnjën, me të cilin i bashkonin vite të tëra bashkëjetese.
Teksa ishte e ftuar në “PopCulture”, ajo është munduar që të anashkalojë këtë temë, por nuk harroi të theksonte se me historinë e saj ishte abuzuar.
Si një prej këngëtareve më të mira të skenës shqiptare, dhe një publik që e do, nuk mund të shmangej interesi ndaj jetës së saj.
Dashur pa dashur Eneda pranoi ndarjen, pasi historisë së saj të dashurisë iu referua në të shkuarën.
“Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura. Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë”, është shprehur këngëtarja.