Albspirit

Media/News/Publishing

Hashim Thaçi, arkitekti i shpalljes së Pavarësisë

 

Suzana Tahiri

Nuk ka asnjë dyshim se figura më përfaqësuese aktualisht e shqiptarëve të Kosovës është ajo e Presidentit Hashim Thaçi. Në kohën kur po afron dita e zgjedhjes së tij si President i Republikës, si një figurë mbi palët dhe që kthehet në figurë e unitetit të shtetit, nuk kanë munguar edhe sulmet e paprincipta ndaj tij që janë kryesisht ose nga antishqiptarët ose nga qarqe dhe shtete që asnjëherë nuk e kanë dashur Kosovën të lirë, të pavarur, demokratike, shumë afër në familjen europiane dhe me lidhje shumë të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithëse shteti më i ri në Europë dhe njëherësh pjesë e një kombi ndër më të vjetrit, ai u përball me një akuzë mjaft të rëndë, atë të tregtisë së organeve, por megjithatë nuk u fsheh si struci, por u tha hapur institucioneve ndërkombëtare se është i hapur për çdo lloj hetimi.

Politikanët e Kosovës, ndryshe nga burracakët sllavë që krenoheshin me masakrat kundër grave, vajzave, të moshuarve dhe fëmijëve, nuk hezituan asnjëherë për t’u përballë në Hagë për krimet e dyshuara dhe andej u kthen ballëlartë duke vërtetuar edhe një herë se lufta e UÇK ishte për një mision gati të shenjtë: të shpëtonte vatanin nga kthetrat e pushtimit serb për rreth 86 vjet.

Natyrisht se në çështjen e madhe të lirisë së Kosovës kanë kontribuar në periudha të ndryshme edhe LDK e Rrugovës, edhe PDK e Hashim Thaçit, e cila u bë një partnere e forcave të NATO-s, e bisedimeve në Rambuje, e vendeve të qytetërimit botëror dhe e shumë akteve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Kosova në 10 vjet ka ecur shumë, por mund të ecte edhe më tepër nëse mbeturinat serbe nuk do të bënin atë rezistencë qysh nga koha e luftës e deri në ditët e sotme. Megjithatë Kosova është në rrugë të mbarë dhe akoma më mbarë do të shkojë nën presidencën legjitime të Hashim Thaçit.

(Shkrimi është botuar në albspirit më 19.2. 2016 dhe ribotohet me disa plotësime të vogla).

Please follow and like us: