Albspirit

Media/News/Publishing

Personat terheqes paguhen me shume se koleget

Femrat e bukura dhe meshkujt terheqes paguhen me shume se koleget e tyre me pak te paraqitshem, sepse ata ia vlejne. Ky eshte perfundimi i nje grupi shkencetaresh, qe thone se personat e bukur kane me shume mundesi edhe te ngrihen ne detyre, krahasuar me personat me pak simpatike, pavaresisht aftesive te njejta qe kane. Sipas psikologeve, punonjesit terheqes shihen si me te besueshem, per shkak te pamjes se bukur qe i ofrojne zyres. Kjo i con ata edhe drejt nje kualifikimi me te mire.

Kerkimi i kryer nga Universiteti i Floridas mori ne pyetje rreth 200 meshkuj e femra te moshes 25-75 vjec, qe u pyeten per te ardhurat, stilin e jetes, arsimin dhe ceshtjet stresuese. Pasi u mat niveli i tyre i inteligjences dhe fotot iu shperndane njerezve, ata dhane mendimin per nivelin e terheqjes. Rezultatet e analizuara treguan se ata qe dukeshin me simpatike, ishim me te paguar se personat qe kishin nivel te ngjashem inteligjence.

Gjithesesi, pamja nuk zevendeson inteligjencen dhe sipas shkencetareve punonjesit me te zgjuar e bejne me mire punen pavaresisht pamjes, ndersa sugjerojne se punonjesi perfekt duhet te kete tru, paraqitje dhe besim. Idealja do te ishte inteligjenca dhe nje pamje e kenaqshme.

Please follow and like us: