Albspirit

Media/News/Publishing

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën: Jemi gjithmonë përkrah jush

Pas presidentit të SHBA-ve Donakd Trumo pk ditë më parë edhe Sekretari I Shtetit Rex Tillerson ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë. Mes të tjerave, Tillerson ka ripërsëritur mbështetjen e SHBA-së për shtetin e Kosovës.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, i uroj Kosovës dhe qytetarëve të saj, 10-vjetorin e pavarësisë, si një komb sovran. Në një dekadë që nga pavarësia, Kosova ka treguar vendosshmëri për t’u bërë një shtet më stabil, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin qytetarët e Kosovës, të cilët punojnë në fuqizimin e institucioneve demokratike e multientike, në rritjen ekonomike si dhe në forcimin e sundimit të ligjit, në rrugën drejt integrimit të plotë në bashkësinë ndërkombëtare, ka thënë Tillerson. U uroj qytetarëve të Kosovës një të ardhme të mbushur me paqe dhe prosperitet”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e sekretarit Tillerson.

Please follow and like us: