Thirrje për veprim urgjent për lirimin e grave të arrestuara në Iran
Komiteti i Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dënon ashpër sulmin e forcave të sigurisë shtetërore të regjimit iranian ndaj një gruaje në Teheran të enjten, më 15 shkurt 2018, dhe arrestimin e saj se protestonte kundër velit të detyrueshëm.
Komiteti i Grave të NCRI u kërkon të gjitha organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave të ndërmarrin veprime urgjente për të siguruar lirimin e saj dhe të të gjitha grave që janë arrestuar për mosmbajtje të velit, mbulim të pahijshëm, kundërshtim dhe protestë ndaj velit të detyrueshëm.
Komiteti i Gruas i bën thirrje popullit të Iranit, veçanërisht grave dhe të rinjve, të mbrojnë në mënyrë aktive gratë e ndershme dhe të guximshme të Iranit, kur ato sulmohen nga rojet revolucionare dhe forcat e sigurisë dhe të mbështesin gratë e arrestuara dhe familjet e tyre.
Më 1 shkurt 2018, agjencia e lajmeve Fars e mbështetur nga IRGC njoftoi se 29 gra ishin arrestuar për mosmbajtjen e velit dhe i ishin dorëzuar Gjyqësorit “në përputhje me mbrojtjen e sigurisë së shoqërisë”. Zyrtarët e gjyqësorit të regjimit kanë vendosur dorëzani të rënda dhe të papërballueshme për lirimin e shumë prej këtyre të arrestuarave, duke penguar lirimin e tyre.
Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i bëri thirrje Këshillit të Evropës në Strasburg, Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij më 24 janar 2018, të miratojnë masa efektive për të detyruar regjimin teokratik të Iranit t’i japë fund shtypjes së grave dhe për të shfuqizuar velin e detyrueshëm. Ajo tha se 39 vjet të shtypjes së grave janë të mjaftueshme. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë fund heshtjes dhe mosveprimit.
Komiteti i Grave – Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit