Albspirit

Media/News/Publishing

Albana M Lifschin: Duart e nёnёs

Albana M Lifschin

“Tani dolёm ne, nё rradhёn e parё tё kosёs”, pёshpёriti njё moshatar i yni, mik i familjes, ditёn qё nёna u  nda nga ne pёrgjithnjё.

U bёnё tre vjet pa nёnёn. Tre vjet qё mё mundon kujtimi i saj.

Fillova ta shikoj nё ёndёr shpesh e mё shpesh dhe gjatё ditёs mё bёhej se mё shoqeronte kudo. Kisha njё ndjenjё sikur ishte bёrё njёsh me mua. Kudo qё shkoja , çfarёdo qё bёja, ajo ishte bashkё me mua. Sikur qe trupёzuar tek unё.  Kur ecja rrugёs, kur endesha nёpёr shtёpi, kur largoja kaçurelin nga balli dhe e hidhja mbi flokё, mё bёhej sikur qe dora e saj, e jo e imja. E njejta lёvizje e dorёs. Pikёrisht kёshtu e ngrinte edhe ajo atё kaçurrel tё pabindur qё i dilte nga karfica.

…Njё pasdite, pas njё jave lёngimi nё shtrat, vura re duart e mia. Isha dobёsuar dhe damarёt e duarve mё pёrvijoheshin  dukshёm nёn lёkurё. U habita se sa shumё i ngjanin duarve tё nёnёs. M’u bё se po shihja gishtrinjtё delikat tё saj dhe unazёn e floririt qё I sillej lirisht rreth gishtit. C’po ndodhte kёshtu me mua?

Ti po bёhesh  nёna”, mё foli zёri im i brёndshёm.

Ky sugjestionim zuri tё mё ndiqte pothuaj çdo ditё. Tani qё kisha humbur shumё nё peshё ,  kur ndodhesha pёrpara pasqyrёs, vija re fytyrёn time tё tёrhequr, bёrё ovale, me mollёza tё kёcyera.. Vёshtrim i vemёndshёm, i pёrqёndruar. Si nёna.

Pakuptuar fillova tё bёhesha e urtё, si ajo. Nuk e ngrija mё zёrin nёpёr shtёpi dhe nuk flisja e çkujdesur. Punёt i bёja nё heshtje dhe çuditёrisht nuk kisha kurfarё shtytje pёr tё lyer flokёt. Nёnёs i shkonin flokёt e argjendtё. Njё pasdite, ndjeva buzёt e tim biri mbi flokё.

“Ma, nuk tё shifkam dot me thinja”, tha ai.(ç’e ke kёtё dёshirё pёr t’u plakur sa mё shpejt?)

Qe zёri im i brendshёm, apo qortim i nёnёs? Apo ndoshta  nga kjo dёshirё e habitshme pёr t’i ngjarё asaj, pёr tё qёnё pikёrisht si ajo. Pёr tё qёnё 100% vetёm nёnё . Me dashurinё e saj tё pafund, qё rritej e rritej pas çdo foshnje tё re qё lindte nё familje. Katёr herё gjyshe u bё ajo, katёr herё mё shumё qe rritur dashuria e dhimbsuria e saj. Mezi priste tё ktheheshin mbesat nga shkolla, i puthte e pёrkёdhelte sikur ishin ende nё kopsht.

Mua mё thёrriste pranё vetes me vinte dorёn mbi shpatulla e mё thosh: “Trime e nёnёs!”   E kuptoja se ç’desh tё thoshte. Mё jepte kurajo. Sepse jetoja larg.

Por pesha e  atyre fjalёve nuk mё bёnte tё fortё. Nё tё kundёrt, ndjeja se kisha humbur njё kohё tё gjatё, shumё tё gjatё pa pёrkёdheljen e nёnёs, pa fjalёn e saj. Emigracioni! Sa kohё e munguar nё mes! Doja tё qaja si fёmijё. Tё sillesha si fёmijё.

Kurr rrija bashkё me nёnёn, tё dyja  kridheshim nё kujtimet e tё shkuarёs. Madje qё nga fёmijёria. Nёna mё tregonte pёr atё kohё, kur unё isha ndoshta tre – a katёr vjeç. Kur rendja e shpenguar e rrotullohesha nёpёr oborrin e shtёpisё me sytё nga qielli qё bota tё sillej rrumbullak rreth meje. Kur rrёzohesha, trembesha nga gjaku e vrapoja tek ajo duke qarё. Mё dridheshin buzёt kur shqiptoja: “O lele… ka xhak”.  Nёna mё pushtonte nё krah dhe me puthte tek gishti i vrarё. “Shpirti i mamit, je mё mirё tani?” Mё tregonte pёr njё ditё kur u largova nga oborri  dhe rruga mё çoi tek gjoli i fshatit, atje ku grate lanin rroba duke i pёrplasur mbi gurё tё lёmuar e tё bardhё. Edhe une imitoja ato duke pёrplasur shaminё time tё vockёl  ndёrsa isha qullur e tёra e bёrё ujё! Ishte ajo verё qё jetuam tek gjyshja,  nё fshat. Nёnёn e kisha trembur pёr vdekje. Kur mё gjeti aty, i iku  i tёrё zёmёrimi e mё ngriti nё krahё: Ah tiiii!  E mё pushtoi nё gji, e mё mbuloi me tё puthura, nё vend qё tё ma hiqte me pёllёmbё siç” ma kishte bёrё benё”

Ma kishte treguar disa herё kёtё episod nga foshnjёria ime.

… Nёnё o nёnё , si mё ike kёshtu?

Nёna e kishte lёnё me shkrim amanetin e saj pёr mua: “Mbaheni motrёn afёr, njё motёr keni dhe ёshtё shumё larg”.  Ndёrsa mua mё pat thёnё gjithnjё “Ty tё ka nёna trime!”

A jam trime vertet? A do tё  mёsohem vallё me mungesёn e saj? Dikur, 40 vjet tё shkuara , ja pata bёrё kёtё pyetje vetes kur na iku gjyshja. Tani ia bёj vetes pёr nёnёn.

Ndjej tё mё lёshojё zemra.

Please follow and like us: