Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada Amerikane uron atletët shqiptarë për medaljet e arta

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar për medaljet e arta të atletëve shqiptarë në Lojërat Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura në Stamboll. Luiza Gega është shpallur kampione në garën e 3 mijë metrave, ndërsa Izmir Smajlaj në kërcim së gjati. Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m.

“Urime atletëve shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë Ballkani gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën dje në Stamboll të Turqisë. Gega fitoi në garën e 3000 metërshit ndërsa Smajlaj në kërcim së larti”, – shkruan Ambasada Amerikane në profilin e saj të Facebook.

Please follow and like us: