Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Patozi: Mos e mallkoni kot 18 Shkurtin!

Ka shumë njerëz që e kujtojnë sot Republikën e Re të Lulzim Bashës njësoj si një të vdekur, që ka ikur fiks një vit më parë. Dhe i veshin çadrës së 18 shkurtit të gjitha të zezat dhe hallet, që i janë shtuar Partisë Demokratike në këto vitet e fundit.
Çfarëdo që të thonë ata sot janë të paqortueshëm, pasi koha në një farë mënyre u ka dhënë të drejtë. Ndaj u falet edhe ndonjë ekzagjerim apo pasaktësi.
Unë për vete do ta kurseja sot përkujtimoren, sepse do të pres me durim 18 majin për të “festuar”, siç i takon asaj dite të madhe.
Natyrisht, nuk e bëj se më dhimbset Lulzim Basha dhe as ndonjë dashnor i vonuar, që mund të ëndërrojë ende Republikën e tij të Re.
Por sepse, pavarësisht faktit që u shpërdorua nga kryetari i Partisë Demokratike, ajo protestë e madhe demokratësh u bë për një kauzë të drejtë, e cila vazhdon të mbetet e tillë edhe sot. Për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Sepse problemi nuk ka qenë asnjëherë hapja e çadrës, por mbyllja e turpshme e saj, kur Lulzim Basha shiti gjithçka dhe gjithëkënd për të të marrë si “shpërblim” humbjen katastrofike te Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha varrosjen e perspektivës politike të saj.

Please follow and like us: