Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-Sekretari Kerry uron Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë

Ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, që ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2013 deri më 2017, ka uruar shtetin e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë. Këtë e ka bërë me dije  Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili tha ta ketë takuar “mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry” gjatë konferencës së Sigurisë në Munih. Pacolli shkroi  se “Gjatë Konferencës së MSC, takova edhe mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Sekretari Kerry më uroi 10 vjetorin e Pavarësisë mua dhe të gjithë shqiptarëve që po festojnë sot gjithandej”, ka shkruar Pacolli.

Please follow and like us: