Pal Ndrecaj: E keqja në vjersha është për me e ndjekë të keqen në jetë
E keqja në vjersha është për me e ndjekë të keqen në jetë
sic e nxjerrnin gjyshet tona plumbin me plumb
një trëndafil i kuq si metaforë e të mirës më duket teknologji e lehtë
për me e goditë të keqen duhen ca predha që e bajnë shkrumb.
Mbaj mend dy sy që varen ngadalë e shuhen n’ekstazë
mund t’i tremb një përplasje e beftë që ndodh edhe më pahir
imja është t’ua siguroj paqen në ato oaze
që i bjen se e nxorëm plumbin…
pastaj dollia: Gëzuar, tash për të mirë!
Marrë nga “Gdhendja e përmasave”.
Please follow and like us: