Pas koncertit, Rita Ora thotë fjalë që ngrohin zemrën
Mbrëmja e kaluar ishte e paharrueshme për të gjithë ata që panë nga afër koncertin e mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku e ftuara speciale ishte Rita Ora.
Por këngëtarja me famë botërore, duket se e ka shijuar maksimalisht koncertin dhe pritjen që iu bë në vendlindje.
Pas largimit nga Kosova, ajo ka bërë një postim emocionues, ku shpreh mirënjohje dhe krenari.
“Më thanë se ishin rreth 300 000 vetë që erdhën të më shihnin. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju. Falenderim i veçantë ekipit tim dhe ekipit të gjerë të qeverisë. Afër 10 vjet në skenë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk largohet. Jam falënderuese, jam krenare, jam shqiptare. Shihemi herën e ardhshme. Ndalesa e ardhshme, Britania”, shkruan Rita në Instagram.