Akil Dhrami: Kur polifonët e Himarës dhe Pilurit zbresin në Tiranë
Një koncert unik, me këngë të cilat nisin në fillim të një shekulli më parë dhe që gurgullojnë magjishëm edhe sot, në shekullin XXI.
Në këto dy grupe polifonësh janë, të papërsëritshmet Erimioni Mërkuri dhe Katina Beleri, hedhësja e pavdekshme e Grupit të Pilurit, Eleni Mërkuri dhe emrat e njohur të këngës bregase. Por në Breg, tradita e Neço Mukos dhe Lefter Çipës vazhdon dhe do të pasurohet.
Ansambli “Bejkë e Bardhë” i Pilurit vijon traditën e dekadave të shkuara. Pas Katina Mërkurit, Vasillo Kokës vijnë tashmë edhe dy këngëtaret e reja Zaharulla Koka dhe Polikseni Mërkuri.
Në brigjet himariote malet, deti dhe kënga janë të tërëjetshëm.
Urime të gjithëve!
Urime kryetarit të Bashkisë Himarë zotit Gjergji Goro që mbështet traditën më të vyer himariote! Një falenderim drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi për mundësimin me sallën e koncertit dhe vlerësimet për historinë e polifonisë himariote!
Urime edhe udhëheqësit artistik të këtij koncerti të rrallë polifonik, Kristo Çipës!