Albspirit

Media/News/Publishing

Armand Duka: Gezuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

I nderuar populli i Kosovës, i nderuar z.Vokrri!

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ??, kam nderin, kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjes së madhe të futbollit, urimet më vëllazërore për këtë ditë të shënuar kombëtare, festën e Pavarësisë.

Prej 10 vjetësh si shtet i pavarur dhe sovran, #Kosova tashmë, që nga viti 2016 është edhe pjesë e familjes europiane dhe botërore të futbollit, si anëtare me të drejta të plota në #FIFA dhe #UEFA.

Marëdhëniet tona vëllazërore dhe institucionale janë dhe do të jenë në nivelet maksimale të bashkëpunimit.

Së bashku me urimet më të mira për ju, anëtarët tuaj, dhe gjithë popullin e Kosovës, ju lutem zoti #Vokrri pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Please follow and like us: