Ermal Mulosmani: Kurioz jam boll me e ditë se cfarë bën Pandi në mëngjes…
Kurioz jam boll me e ditë se cfarë bën Pandi në mëngjes, sapo mbërrin në punë…
Me siguri nga intensiteti i lartë i punëve, thërret stafin e ngushtë prej 10 vetash dhe i pyet “Ça bëjnë shqiptarët e Greqisë? Po të Amerikës, Italisë, Gjermanisë, Zvicrës? Kanë vërejtje për qeveritë respektive? Kanë halle?
Këta ia nisin me radhë. I pari: “Me ndërmjetësinë e të madhes Silva Brace, në një tallava ndeje në Basel, kishin marrë pjesë mbi 500 persona. Atmosfera fantastike. Kur u këndua Xhamadani pati edhe të shtëna me armë. Tre nga inspektorët e Ministrisë e ndoqën nga afèr aktivitetin”. Pandit i ndritën sytë nga emocioni! Një “Bravo” i shpëtoi padashje…
I dyti hapi bllokun dhe filloi: “Refugjatët e Australisë kanë organizuar një festë të madhe me rastin e synetisë së djalit të vogël të Sabriut. I ftuar special është Meda. Kanë kërkuar që në këtë aktivitet të jeni vetë ju zoti Ministër në krye të një delegacioni siç e kërkon rasti…
Pandi ngriti kokën dhe pyeti sekretaren : Si është agjenda nē kētë datë?
Ajo pasi hapi bllokun dhe tha: Ke përplasje me qokën e Fazlliut në Detroit…
Pandi u mendua… Nuk ishte i vendosur ku të shkonte…
Dhe thonë që nuk ka punë.